Tentim grabitje në ‘Real Shop’, në ‘Karagaç’ të Pejës

Një tentim grabitje e ku dyshohet të jenë përdorur edhe armët e zjarrit ka ndodhur para orës 22:00 në dyqanin e njohur ‘Real Shop’ në ‘Karagaç’ të Pejës.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes.

Informacione zyrtare për ngjarjen, nga ana e Policisë Rajonale të Pejës ende nuk ka , mirëpo burime brenda saj, kanë thënë për ‘RADIO 1’, se mendohet për tre të dyshimtë pjesëmarrës në këtë tentim grabitje./