Ky është 41-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura mbrëmë në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në rrugën “Bill Klinton”,  në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor dhe me pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në anën tjetër, burime të IndeksOnline bëjnë me dije se viktima e këtij aksidenti është 41-vjeçari, Shpetim Gashi.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit./IndeksOnline/