Ky është 45-vjeçari që vdiq si pasojë e vetaksident në Istog

45-vjeçari Mentor Berisha ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Bajicë të Istogut.

Vetaksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, derisa zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka dhënë detaje për rastin.

“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bajicë. Policia ka arritur në vendngjarje, ku viktima është dërgu për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen. Policët kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptu që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga. Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion”, tha Gashi./