Në katër komunat në veri të Kosovës fillon sot shpërndarja e faturave paraprake

Kompania “Elektrosever” nga sot do të fillojë me shpërndarjen e përllogaritjeve për energjinë e konsumuar në katër komuna në veri të Kosovës, njoftoi kompania.

Qytetarët në komunat e Leposaviqit, Severna Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut do t’i marrin faturat në adresat e tyre të shtëpisë me pagesë minimale të llogaritur fikse prej 21.60 euro.

Bashkë me atë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.

“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e Elektroseverit do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim Marrëveshjet për Furnizimin me Energji Elektrike”, thuhet në njoftim.