Kryeministri Hoti infektohet me Coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Hoti thotë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.

Tutje, Hoti njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izolim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia

SHARE