Punëtori i lënduar nga shpërthimi në KEDS është jashtë rrezikut për jetë

Gjendja e punëtorit të KEDS-it, i cili u lëndua sot nga një shpërthim, është jashtë rrezikut për jetë, por pacienti ka lëndime serioze.

Kjo është konfirmuar edhe nga Nerxhivane Halimi, kujdestare në Qendrën Emergjente.

“Rreth orës 13:50 na ka ardhur një pacient me djegie. Pacienti është duke u trajtuar ende dhe po vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Plastike. Lëndimet janë serioze, mirëpo është jashtë rrezikut përjetë”, ka thënë mjekja kujdestare.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur në zyrat qendrore të KEDS-it në Prishtinë, ku një person është lënduar.

KED-s kishte bërë të ditur se gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV.