Blerta Deliu i shkon në shtëpi MC Kreshës, këngëtari tmerrohet nga ajo që sheh LAJME

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka treguar se në fëmijëri ka pasur një pasion që t’I frikësoj njerëzit.

Në emisionin “Vera RTK”, deputetja ka treguar se në kohën e fëmijërisë e kishte frikësuar shumë reperin MC Kresha, me të cilin ishin komshinjë, transmeton Magazina.al

Deliu, ka treguar se kur ishte fëmijë ishte veshur si një plak dhe i kishte shkuar në shtëpi reperit i cili ishte i vetëm në shtëpi dhe e kishte frikësuar aq shumë sa që e gjithë hyrja e pallatit ishte alarmuar.

Ajo ka treguar se dëshirën për t’I frikësuar njerëzit e ka pasur deri vonë./

SHARE