Bixhozi në lulëzim, një i arrestuar në Malishevë për veprimtari të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli, pasditen e djeshme në një lokal në Malishevë, ka hasur në organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në lokalin “Hareja” në fshatin Marali të Malishevës, për të cilin policia ishte vënë në dijeni se aty janë duke u zhvilluar aktivitete të kundërligjshme (baste sportive online në internet).

Me të shkuar në lokalin “Hareja”, policia has të dyshuarin ( emër i njohur) i cili është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. I njëjti para hetuesit ka pranuar se ka një kohë që është duke e zhvilluar këtë veprimtari të kundërligjshme, së bashku me një person tjetër nga Deçani

Burimet e Sinjalit mësojnë se policia ka arritur që të identifikojë edhe të dyshuarin tjetër, i cili e ka pranuar se duke ushtruar këtë veprimtari për vete i ka ofruar shërbime edhe të dyshuarit nga Malisheva.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit personit të dytë të dyshuar iu ka sekuestruar një telefonin mobil dhe rasti është iniciuar për veprën “Organizim i skemave piramidale”.