Gjendet pa shenja jete një grua në Obiliq

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Dardhishtë të Obiliq.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion, rasti duke u hetuar