Marku pas humbjes: Shumë vite pa përjetuar diçka të tillë, do rikthehem më i fortë se kurrë

Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena mbrëmë në Londër.

Pas kësaj humbje, boksieri shqiptar ka bërë reagimin e parë.

Ai ka thënë se ka shumë vite, që nuk e ka përjetuar një ndjenjë të tillë, siç është humbja, mirëpo se nuk do ta justifikojë por do të kthehet më i fortë se kurrë.

‘’ Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurre.’’ ka shkruar Florian Marku.