Vidhet kasaforta e bamirësisë në xhaminë e Gumansellës së Lipjanit

Një ankues nga Gumnasella e Lipjanit ka raportuar ne polici se është vjedhur kasaforta e xhamisë, ku ka pasur para të bamirësisë.

Rasti ka ndodhur dje.

Sipas ankuesit, personat e panjohur kanë kryer vjedhjen duke hapur me forcë dritaren e xhamisë, për të depërtuar më pas në xhami.

Policia bën të ditur se nuk ka akoma të arrestuar.

Rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga organet kompetente.