Gjilan: Humb kontrollin mbi veturë dhe përfundon në një kafiteri

Të shtunën në Gjilan, një person derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar me veturë në një kafiteri

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën Idriz Seferi në Gjilan, ndërkaq në polici është raportuar se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka përfunduar në një lokal, kafiteri.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.