Arrestohen dy zyrtarë të gjendjes civile në Gjakovë

Dy zyrtarë të gjendjes civile në Komunën e Gjakovës janë arrestuar dje nga policia.

Sipas njoftimit të policisë, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar dy të dyshuarit, pasi që të njëjtit në sistemin elektronik kanë regjistruar të dhënat e një personi me fotografi të një personi tjetër dhe kanë arritur ta pajisin me dokumente të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.