Asllani do të startojë për herë të parë për Interin

Interi do të përballet sot me Cremonesen, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro”, me fillim nga ora 20:45, transmeton Klankosova.tv.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi pritet të bëjë shumë ndryshime, për shkak të derbit në vikend.

Në sulm, Edin Dzeko pritet ta zëvendësojë Romelu Lukakun, Samir Handanovic është ende favorit për të startuar mbi André Onana.

Denzel Dumfries do të startojë në të djathtë, ndërsa Kristjan Asllani mund të fillojë ndeshjen e tij të parë për Interin, duke zëvendësuar Marcelo Brozovic i cili mund të pushojë përpara derbit të Milanos të së shtunës.

Interi fitoi 11 ndeshje nga 14 kundër Cremonese dhe mbajti portën e pastër në shtatë takime.

Cremonese mundi Interin si mysafir për herë të fundit në 1992.

Radu është i huazuar nga Interi dhe rikthehet në Stadio Meazza për herë të parë si kundërshtar që nga gabimi i tij në Bologna që i kushtoi pjesërisht titullin Interit.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Asslani, Calhanoglu, Gosens: Dzeko, Lautaro.

Kremoneze (3-5-2): Radu; Sernicola, Bianchetti, Lochoshvili; Zanimacchia, Pickel, Ascacibar, Escalante, Valeri; Okereke, Dessers

SHARE