Sulmuesi shqiptar shkëlqen me Sassuolon, shënon dy herë në miqësore

Ballina  Futboll

Sulmuesi shqiptar shkëlqen me Sassuolon, shënon dy herë në miqësore

July 29, 2019

Sulmuesi 20-vjeçar i Shpresave të Shqipërisë, Aristidi Kolaj ka zënë vend në mediat sportive të Italisë ditën e djeshme, pasi shkëlqeu në një ndeshje miqësore të Sassuolos, duke shënuar edhe dy gola në fitoren 10-1 të emilianëve.

Kolaj u bë pjesë e Sassuolos U19 në verën e 2017-ës dhe falë paraqitjeve të mira, meritoi thirrjen në skuadrën e parë nga trajneri De Zerbi, ndërsa dje në miqësoren ndaj Ciliverghe Mazanos, një ekip që militon në ligat e ulëta italiane.

Sulmuesi shqiptar e nisi sfidën si titullar dhe zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të, ndërsa në të 18-ën dyfishoi shifrat, duke i hapur udhë goleadës së Sassuolos, në një ndeshje ku dy gola shënuan vetëm Kolaj dhe Berardi.

Kjo ishte një reklamë e mirë për Kolajn, që edhe nëse nuk do të arrijë të ruajë një vend në organikën e trajnerit De Zerbi, tashmë ka zgjuar interesin e disa klubeve të tjera në Serinë B, ku mund të transferohet në huazim.

SHARE