Vlerat e skuadrave të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës ka disa javë që ka hyrë në pushim, me Ballkanin që po dimëron si kampion.

Skuadra nga Theranda ka kaluar një pjesë të parë të sezonit për t’u mos u harruar, që në fund solli edhe rezultate.

Por, të drejtuarit e Ismet Munishit, edhe pse janë të parët në renditjen tabelare, ata nuk janë skuadra më e vlefshme në Superligë.

Transfermarkt ka publikuar vlerat e skuadrave të Superligës, me Gjilanin që prin në këtë listë.

SC Gjilani vlerësohet 3.15 milionë euro, duke lënë pas Prishtinën me 2.75 milionë euro, për t’u ndjekur nga Drita dhe Feronikeli.
Ballkani renditet vetëm në vendin e pestë, duke u vlerësuar 1.68 milionë euro.

Vlera e skuadrave nga Superliga e Kosovës është kjo:

Gjilani – 3.15 milionë euro.

Prishtina – 2.75 milionë euro

Drita – 2.48 milionë euro.

Feronikeli – 2.15 milionë euro.

Ballkani – 1.68 milionë euro.

Drenica – 1.63 milionë euro.

Llapi – 1.58 milionë euro.

Flamurtari – 1.35 milionë euro.

Ferizaj – 1.23 milionë euro.

Trepça ’89 – 1.18 milionë euro.

Vushtrria – 750 mijë euro.

Dukagjini – 475 mijë euro.

Me mbledhjen e të gjitha vlerave, Superliga e Kosovës arrin vlerën prej 20.38 milionë euro.