Argjentina – Kroacia, sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë në Kupën e Botës

Argjentina dhe Kroacia takohen sot (e martë) për të zhvilluar gjysmëfinalen e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar nga 20 nëntori.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Për të arritur në gjysmëfinale, Argjentina u deshtë të eliminonte Holandën përmes penalltive dhe natyrisht se ishte përballje e lodhshme për ta.

Por, të njëjtin fat e pati edhe Kroacia, pasi po ashtu eliminoi Brazilin (atë që cilësohej si favoriti kryesor në këtë turne) nëpërmjet 11 metërshave.

Kjo padyshim se do të jetë një përballje e zjarrtë, duke ditur dëshirën e dy përfaqësueseve që të kalojnë në final.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e sfidës tjetër mes Francës dhe Marokut, që luhet nesër nga ora 20:00.