Banorët e fshatit Zahaq të Pejës protestojnë kundër barikadave anësore në rrugë

Pamundësimi i lëvizjes së banorëve të fshatit Zahaq të Komunës së Pejës nga njëra anë në tjetërn të autostradës Pejë – Prishtinë, ka bërë që edhe sot të ketë protesta për këtë shkak.

Veq barikadave banorët e këti lokaliteti janë të pakënaqur me vendimin për heqjen e pikës së ndaljes së autobusëve, që do të paraqet pengesë shtesë për qarkullim të banorëve në destinacione të tjera jasht fshatit.

Protesta është paraparë të filloj prej orës 9.00, pakënaqësinë e tyre  rreth situatës së krijuar në autostradën e re  banorët e këti lokaliteti e kanë shprehë edhe me herët.