Rryma e dobët, banorët e fshatit Caravik bllokojnë autostradën Pejë-Prishtinë

Sot banorët e fshatit Carovik të Klinës kanë bllokuar për rreth një orë autostradën Pejë-Prishtinë.

Arsyeja e protestës ka ardhur në shenjë pakënaqësie për energjinë elektrike, e cila në këtë fshat është shumë e dobët, raporton lajmi.net

Banorët e këtij fshati kanë marrë mbështetje edhe nga banorët e Kijevës dhe Mleqanit.

Organizatorët t protestës Florim Mehmetaj dhe Agim Nuraj i kanë thënë lajmi.net se protesta nuk do të ndalet deri sa të ju premtohet në zgjidhje e problemit.

Policia ishte në vendin e ngjarjes gjatë protestës në autostradën Pejë-Prishtinë.