Dukagjini na përshëndet me eurogolin e Arbër Shalës ndaj Ulpianës: Zonja dhe zotërinj, shijone këtë magji

Dukagjini arriti të rrëmbejë një pikë të madhe në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Klinasit barazuan 1-1 në udhëtim te Ulpiana, me super golin e Arbër Shalës në minutën e 68-të

Shala goditi për mrekulli me të majtën e tij, nga gati 30 metra largësi dhe topi përfundoi në rrjetë.

Faqja zyrtare e Dukagjinit nuk ka ngurruar për ta publikuar këtë eurogol të Shalës.

“Zonja dhe zotërinj, shijone këtë magji. Arbër Shala, Mr.Supergoli”, thuhet në postim.