Familjarët e të pagjeturve duan më shumë angazhim nga institucionet (VIDEO)

Organizatat e familjeve të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë, kërkuan nga politikanët në vend, angazhim më të madh  për zbardhjen e fatit të familjarëve të kësaj kategorie.

Bile, ata u nervozuan me shefin e Qeverisë, Avdullah Hotin që i kishte lënë të presin para obeliskut, njofton Klan Kosova.