Alketa Gashi Fazliu fiton çmimin e artë ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” në Greqi

Shkrimtarja, publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet në Greqi me medaljen e artë

hotel-flower.com
“Aleksandri i madh” , me të cilin nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letësisë, politikës, arteve dhe sportit! Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa Gashi Fazliu është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi!