Dy lojtarë të Maqedonisë rezultojnë pozitivë me Covid 19, humbin ndeshjen me Kosovën

Pandemia Covid 19 është duke “sulmuar” lojtarët e Maqedonisë së Veriut.

Dy lojtarë të kësaj kombëtare kanë rezultuar pozitivë me Covid 19.

Bëhet fjalë për portierin Martin Bogatinov, si dhe sulmuesin Jovan Kostovski, njofton Ekipa.mk, raporton Gazeta Olle.

Të dy lojtarët janë pjesë e klubit Ethnikos Achna të Greqisë, tek e cila dolën pozitivë 16 lojtarë.

Ata kanë konfirmuar se do të jenë për 14 ditë në izolim, ndërsa në karantinë janë që nga e premtja.

I dyshuar mbetet edhe sulmuesi me përvojë Goran Pandev, pasi 14 anëtarë të klubit të tij, Genoa kanë dalë pozitivë.