“Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej me thikë” – Nëna nga Mitrovica përballet me borxhliun e djalit që i shkoi në shtëpi

Një grua në Mitrovicë është përballur me një person që e kërkonte djalin e saj, gjoja se i kishte mbetur borxh kohë më parë,

Rastin e kanosjes e ka denoncuar në Polici vet viktima e cila ka dhënë deklaratë se çfarë ka ndodhur kur i dyshuari i shkoi në shtëpi.

Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte kërkuar djalin e saj në shtëpinë e viktimës, por kjo e fundit i kishte thënë se i njëjti nuk jeton aty tash e sa muaj.

I dyshuari siç duket nuk është zmbrapsur dhe ka ekspozuar një thikë, duke e kërcënuar viktimën me fjalët se “nëse i biri yt nuk ma kthen borxhin, të prej me thikë”.

Posa rasti është raportuar policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarin dhe ndaj tij është hapur rasti “kanosje”.