Klina ndër komunat me performancën më të mirë, mer grant 169 mijë euro

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se Klina është ndër komunat me përformancën më të mirë në Kosovë çka se ka marrë grant prej 169 mijë euro.

“Si rezultat i vlerësimit pozitiv që kemi marrur për qeverisje demokratike, menaxhimin e duhur komunal dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve, Komuna e Klinës është renditur një ndër komunat me përfomancën më të mirë në Kosovë, duke qenë edhe përfituese e Grantit të Perfomancës Komunale, që jepet nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze, Norvegjeze dhe atë Zvicerane” ka shkruar Elezaj.

Me këtë rast ai ka falënderuar Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, donatorët e Grantit të Performancës, ekzekutivin dhe zyrtarët komunal dhe qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të jetesës.

“Me përkushtimin dhe punën profesionale e në shërbim të qytetarëve, ne kemi krijuar një shembull të mirë të qeverisjes dhe këtë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Shuma e përfituar nga Granti i Përfomancës për Komunën e Klinës është 169 mijë euro, ndërsa projektet që do të financohen me mjetet e përfituara janë:
– Fasadimi i objekteve të vjetra në qytet,
– Ndërtimi i urës së këmbësorëve në lumin “Drini i Bardhë” dhe pastrimi i shtratit të lumit,
– Asfaltimi i rrugëve në fshatrat Caravik dhe Çabiq,
– Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik,
– Ndërtimi i rrugicave në Gjurgjevik të Madh,
– Asfaltimi i rrugëve dhe infrastrukturës nëntokësore në Videjë, Jagodë, Paskalicë dhe Krushevë e Madhe” përfundon Elezaj.