481 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 481.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga Coronavirusi kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e kaluara, nga COVID-19 janë infektuar 16 qytetarë, ndërkaq nuk ka pasur jetë të humbura.

Në anën tjetër, sipas Ministrisë, janë administruar mbi 1.5 milion doza vaksinash anti-COVID.

Të vaksinuar me dozën e dytë janë 691 mijë qytetarë.