Bëhuni gati për biletat Kosovë – Angli, sot dalin në shitje

Zgjedhjet 2019 Lajme Kosovë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shëndetësi Kuzhina Auto Teknologji Fun Kërko Punë Arkiva Marketing

SPORT / PËRFAQËSUESJA E KOSOVËSBëhuni gati për biletat Kosovë – Angli, sot dalin në shitje

26 minuta

    

Sot (12 nëntor) do të dalin në shitje biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Anglisë më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për kualifikimet në Euro 2020.

Një gjë është e sigurt se shumë ‘Dardanë’ do të duan që ta sigurojnë një biletë për këtë takim të rëndësishme që fillon në ora 18:00, por që vetëm mbi 12 mijë persona do të mund ta sigurojnë hyrjen në stadium.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të martën do të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje.

Biletat edhe kësaj here do të shiten online përmes faqes “Tiks.app”, nga ora 16:00.

Lexo po ashtu:

Kosovë – Angli, kompania që merret me shitjen e biletave vjen me njoftim të ri

Një person mundet t’i blejë vetëm dy bileta.

Çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në Veri dhe Jug, në Lindje do të kushtojnë 10 dhe 15 euro, në Perëndim 15 dhe 20 euro, ndërsa ato VIP, 80 euro.