Albin Kurti i uron shërim të shpejtë Isa Mustafës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dëshiruar shërim të shpejtë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili ditë më parë deklaroi se është prekur nga virusi COVID-19.

Përmes një video të publikuar në Facebook ku fliste për situatën e krijuar nga koronavirusi, Kurti uroi edhe shërim sa më të shpejtë për Mustafën.

Ai gjithashtu iu ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi korona.

“Me këtë rast, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi korona dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë secilit qytetar të sëmurë, deputetëve të infektuar si dhe kryetarit të LDK-së, Mustafa”, deklaroi Kurti