Një veturë zyrtare e Klinës, pjesë e aksidentit në Gllarevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë – Prishtinë. Sipas disa lexuesëve të Klina info, kanë mbetur të lënduar 4 persona. E përfshirë në aksident është një veturë me punëtorët e Qendrës Sociale në Klinë. Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Klina info do të ju mbajë të informuar.