Haxhiu udhëton sot për në Hagë, takon ish-krerët e UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të udhëtojë për vizitë në Hagë gjatë ditës së sotme.

Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin për këtë vizitë e ka konfirmuar për Flamur Pireva, këshilltar i Ministres Haxhiu.

Ai tregoi se Ministrja Haxhiu, në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Buogujevci.

“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill”, tha Pireva.