Zvicër vs. Kosovë, një miqësore përtej miqësores

Zvicra pret Kosovën në Cyrih këtë të martë.

Ky takim po cilësohet ‘një miqësore më tepër se miqësore’ nga vet Federata e Futbollit të Zvicrës.

“Është një ndeshje mes miqsh. Ata thirren miq mes vete”, është një nga citatet në faqen e kësaj federate.

Xherdan Shaqiri, që është yll këndej e matanë, javën e kaluar ka thënë se “Është miqësore sepse Zvicra dhe Kosova janë vende mike. Do të jetë një miqësore”.

Shaqiri këtë mbrëmje zhvillon ndeshjen e 102-të me fanellën e Zvicrës.