Bëhen bashkë të fortit e PDK-së, Kadri Veseli, Sami Lushtaku e Sokol Bashota

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt Sami Lushtakun, kanë qëndruar para tre nete në fshatin Ozdrim. Veseli e Lushtaku, kanë vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tyre Hashim Haliti,njofton Klan Kosova.
“Bashkë me kryetarin Kadri Veseli, me bashkëluftëtarë e bashkëpartiakë të tjerë, sante ishim në fshatin Ozdrim, në familjen e bashkëluftëtarit Hashim Haliti. Faleminderit nga zemra të gjitha familjeve gjithandej Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Partisë Demokratike të Kosovës’’, ka shkruar Lushtaku në Facebook, njofton Klan Kosova.