Anita Haradinaj: Vjosa Osmani e re në politikë, Albin Kurti nuk e njeh shtetin e Kosovës

E ftuar në emisionin Frontal në T7, Anita Haradinaj, ka dhënë vlerësime për kandidatët për kryeministër të Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Haradinaj ka thënë se e vlerëson kandidaturën e Vjosa Osmanit, por sipas saj është e re në politikë, sepse politika dhe Qeveria nuk duket ashtu siç shihet në televizion.

Kurse e pyetur për kandidaturën e Albin Kurtit ajo ka thënë se nuk mund të flasë për të sepse nuk e njeh dhe nuk mund të japë vlerësim për një njeri që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Ndërkohë Haradinaj ka thënë se LDK dhe PDK nuk duhet ta udhëheqin më Kosovën, sepse janë dy partitë që kanë udhëhequr më së shumti me vendin dhe nuk kanë çfarë të japin më.