Agjencioni Turistik i Klinës, të gatshëm të bëjnë FALAS transportin e ndihmave në Shqipëri

Agjencioni Turistik “Gjafa Turss”, nga Klina kanë shprehur gatishmërinë e tyre të bëjnë transportin e ndihmave të ndryshme FALAS për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Njoftimi nga ana e tyre është bërë në rrjetet sociale, shkruan Klina info.

Ndërkohë që gatishmëria e tyre është përshëndetur nga një numër i madh njerëzish.

Sigurisht një ndihmë sado e vogël, për ta do të thotë shumë! /Klina info/