Mos i besoni këtij njoftimi: Është Lajm i rremë

Një lajm i rremë është përhapur në rrjetet sociale, se sonte në orën 02:00 pas mesnatës do të ndodhë një tërmet tjetër me ballë prej 7.2, me epiqendër në Detin Adriatik, shkruan Indeksonline.

Lajmi është i përhapur në formë të një fotografie, ku thuhet se lëkundjet do të ndjehen edhe në Kosovë.

Sipas imazhit, lajmi është prodhim i Kompanisë Shkencore Natyrore, por që kjo nuk është e vërtetë dhe i lusim të gjithë lexuesit që të mos i besojnë këtij lajmi pasi që tërmetet nuk mund të parashikohen dhe nuk dihet se kur do të ndodhin.

Këtë e ka thënë edhe Alban Zeneli nga departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

“Lajmet e rreme po perhapin panike!

Kete njoftim qe po e shihni ne fotografi eshte nje njoftim i rreme qe po perhape panike sidomos te qytetaret e moshuar.

Fillimisht, nuk ka asnje kompani me kete emer, pastaj sipas sezimologeve asnje termet nuk mund te parashikohet.

Fatkeqesisht nuk eshte i vetmi infromacion i rreme qe gjate dites se sotme ka qarkulluar ne rrjete sociale.

Duhet me qene shume i pashpirte me e shfrytezu kete tragjedi per te perfituar ‘qarkullim online’”, ka shkruar