Vdesin 2 gra në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin të infektuara me COVID-19

Gjatë ditës së djeshme 2 gra të patestuara, por të dyshuara me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Pejës.

Njëra paciente ishte nga Komuna e Klinës e moshës 78-vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ishte nga Komuna e Pejës e moshës 84-vjeçare.

Sipas njoftimit, në këtë Spital janë duke u trajtuar 70 pacientë, prej tyre 29 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.