Vdes nga Covid-19 zyrtarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Baqaj, ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

E nderuara familje Baqaj,
I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares suaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kryetari i gjykatës z.Nikollë Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Prehu në paqe!

Me respekt!

Gjykata Themelore Gjakovë