Gjakovë: Zhduket një vajzë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vajzë është zhdukur në Komunën e Gjakovës.

Rasti është lajmëruar në polici nga familjarja e vajzës, që ka njoftuar se mbesa e saj e komunitetit egjiptian është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër K-Egjiptiane ka informuar se mbesa e saj viktima femër K-Egjiptiane është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë.