Braktisin PDK-në, i bashkohen Nismës në Klinë (Foto)

Nisma Socialdemokrate në Klinë po rritet çdo ditë e më shumë. Kjo parti ka themeluar nëndegën në fshatin Grabanicë të Klinës.

Me këtë rast kanë aderuar edhe disa ish anëtarë të PDK-së nga ky fshat. Anëtari i kryesisë së Nismës njëherësh edhe zv-ministër i Jashtëm, Çerkin Dukolli i uroi mirëseardhje anëtarëve të ri.

Dukolli tha se ardhja e tyre në Nismë e ka fuqizuar këtë subjekt.

Mirëseardhje anëtarëve të rinj të Nismës i kanë uruar edhe kryetari i Nismës në Klinë, Muhamet Gashi dhe drejtori i Bujqësisë, Nasër Morina.

 

Më poshtë njoftimi i plotë i degës së Nismës në Klinë:

Sot me 04.05.2019 u themelua nëndega në Grabanicë

Së Nisma gjën përkrahje në gjithë teritorin e Kosovës këtë e dëshmon edhe fshati Grabanicë.

Në prezencen e kryetarit z.Muhamet Gashi, nënkryetarit z.Naser Morina, kryetarit të rinisë z.Hysen Morina dhe nga kryesia qendrore zv.Ministrit z.Çerkin Dukolli.

Kryetar Isak Morina

Nenkryetar Shefqet Morina

Sekretar Mehdi Foniqi

Gjithashtu u themelua edhe nëndega e Rinise ku u zgjodhën:

Kryetar Mehdi Foniqi

Nënkryetar Isuf Morina

Sekretar Arbon Foniqi.

Vazhdojm tutje

#NISMASocialdemokrate.

SHARE