Aksident trafiku, rrotullohet vetura ne Dollcit”

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur “Bregu i Dollcit”.

Aksidenti ka ndodhur sot në ora 11:00, Policia e Kosovës është në vendngjarje, dhe sipas dëshmitarëve (lexues të portalit Njeshi) nuk ka të lënduar. Vetura e rrotulluar duket të jetë e markes gjermane BMW, ndërsa nga ky vetaksident, qarkullimi në këtë segment të rrugës nuk është vështirsuar.

Ndryshe, përshkak të motit me shi, duhet pasur kujdes në këtë vend “Bregu i Dollcit” pasi njihet si segment i rrezikshem, (nëse nuk i përshtateni kushteve), ku ndodhin aksidente të shumta. /klin.info