Klinika Infektive e stërmbushur me pacientë, s’ka asnjë shtrat të lirë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në Klinikën Infektive të QKUK-së mëngjesin e së mërkurës nuk kishte asnjë shtrat të lirë. Klinika është stërmbushur me pacientë të infektuar me Covid-19, ka konfirmuar doktoresha Vera Berisha-Ndrejaj.

Ajo ka sqaruar se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 120 pacientë prej tyre 105 janë me oksigjenoterapi. Tutje, ajo tha se gjendja është e rëndë dhe të gjitha kapacitet janë të stërmbushura.

“Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 120 pacientë prej tyre 105 janë me oksigjenoterapi, dy janë në respirator. Gjendja momentale në klinikë është e rëndë. Kemi shumë pacientë, kapacitete janë të stërmbushura, rastet janë të rënda. Në vazhdimësi kemi pranime të reja dhe raste të shumta në ambulancën e pranimit të cilët frekuentojnë klinikën infektive qoftë për kontroll qoftë për spitalizim”.

Berisha-Ndrejaj mes tjerash, theksoi se edhe Mjekësia Sportive është pothuajse e mbushur me pacientë.

“Në Klinikën Infektive tani për tani nuk kemi vende të lira. Gjatë ditë s’presim lirimin e disa pacientëve dhe mund të pranojmë ndoshta disa prej tyre në vendet që lirohen. Ndërkohë që edhe mjekësia sportive është pothuajse me kapacitete të mbushura”.

“Ndërkohë kemi të haur edhe Klinikën e Endokrinologjisë ku edhe aty është një numër i madh i pacientëve. Tash për tash pothuajse të gjitha kapacitete janë të mbushura”, shkruan EO.

“Besoj që veç jemi në valën e tretë dhe Covidi nuk po ndalet po flasin numrat vazhdimisht që janë në rritje, por tashmë kemi edhe raste mjaft të rënda që kërkojnë spitalizim