90% e viktimave të sotme nga Covid-19, ishin të pavaksinuar

Mbi 90 për qind e 36 të vdekurve sot nuk kanë qenë të vaksinuar kundër COVID-19. Klankosova.tv nga burime të sigurta në Ministrinë e Shëndetësisë merr vesh se nga 36 raste të vdekjeve të regjistruara sot, vetëm tre prej tyre kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat e të cilët kanë vdekur por që dyshohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse.

Tre të vdekurit e sotëm që kanë qenë të vaksinuar i përkasin moshave 93, 85 dhe 76 vjeç.

Ndërsa, sot Kosova shënoi rekord të vdekjeve nga COVID-19, ku vetëm brenda 24 orëve kanë vdekur 36 njerëz ndërsa janë shënuar 1 mijë e 630 raste të reja.