Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike. Këto janë vendimet që janë marrë :

Miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Miratuar në parim nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.
Miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit