Etrit Berisha e Milot Rashica zgjidhen në formacionin më të mirë të raundit të shtatë në kualifikimet për “EURO 2024”

Milot Rashica dhe Etrit Berisha janë pjesë e formacionit të javës së 7-të në kualifikimet për “EURO 2024”.

Rashica është vlerësuar me notën më të lartë nga të gjithë lojtarët.

Ai kontribuoi me dy gola dhe një asistim në fitoren e parë të Kosovës në këtë cikël kualifikues ndaj Andorrës.

Ndërkohë portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha është gjithashtu pjesë e këtij formacioni pasi e mbajti portën e paprekur në fitoren 3-0 ndaj Republikës Çeke.