QKMF “Nënë Tereza” Klinë Pensionimi i Dr Bedri Krasniqi-Specialist i Oftalmologjisë

Pas gati katër dekadash pune të palodhshme, të përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional në fushën e oftalmologjisë, sot shënojmë një moment të veçantë: pensionimin e Dr. Bedri Krasniqit, i cili mbushi 65 vjet.

Udhëheqja e QKMF-së, Familja,kolegët dhe miqtë e tij, në një manifestim të organizuar me këtë rast, i shprehën mirënjohje dhe lavdata për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në shëndetin e syrit, duke u bërë shembull i përkushtimit dhe humanizmit. Në shenjë respekti, së bashku me familjen e tij, u organizua një koktej solemn.

Dr Bedriu ishtë një profesionist i vërtetë, që gjatë gjithë karrierës nuk kurseu mundin dhe vullnetin për të mjekuar e shëruar gjenerata të tëra pacientësh të komunës sonë.
Për këtë arsye, mori gjithmonë respektin dhe lavdatat e kolegëve dhe menaxhmentit.

Sot, në ditën e lindjes dhe pensionimit të tij, ne – kolegët e QKMF-së – i urojmë Dr. Bedri Krasniqit shëndet të mirë, vite të qeta e të lumtura në pension, dhe kujtime të bukura nga një karrierë që do të mbetet gjithmonë shembull frymëzimi.