Hoti njofton për nënshkrimin e marrëveshjes 30 milionë euroshe

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se ministrja e Financave, Hykemete Bajrami, sot ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale”,

Sipas Hotit, kjo marrëveshje kap vlerën prej 30 milionë eurove dhe e destinuar për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale si ndihmë për periudhën e pandemisë.

“Ministrja Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale”, në vlerë prej 30 milionë euro. Kredia është e destinuar për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale dhe do t’u ndihmojë atyre që të kalojnë sa më lehtë periudhën e pandemisë, duke marrë parasysh që shumica e tyre kanë pësuar rënie në të hyra deri në 50% si rezultat i pandemisë”, ka shkruar Hoti në facebook.