KF Dukagjini rikthen në shtëpi Melos Zenunajn

Klubi i KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Melos Zenunaj, duke konfirmuar marrëveshjen për fazën pranverore.

Në njoftimin e publikuar nga klubi thuhet se Zenunaj i është bashkuar tashmë ekipit dhe ka shprehur gatishmëri të plotë për sfidat që e presin skuadrën. Mbrojtësi 25-vjeçar rikthehet në “familjen” dukagjinase pas disa aventurave në Kosovë dhe Shqipëri.

“Rikthimi i një lojtari të rritur në radhët tona sjell energji dhe forcon objektivat që kemi vendosur si klub. Mirë se u riktheve në shtëpi, Melos! 💚🤍”

Me këtë lëvizje, Dukagjini synon të forcojë repartin defensiv dhe të rrisë konkurrencën në ekip në vazhdim të kampionatit.