12 nga të infektuarit në Ferizaj punojnë në kampin

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se nga 15 rastet e konfirmuara mbrëmë me koronavirus nga kjo komunë 12 prej tyre janë punëtorë të Kampit Bondsteel.

“Nga 15 rastet e reja, 12 janë punëtorë të këtij kampi dhe tre janë raste që lidhen me një të prekur që po ashtu është nga “Bondsteel”.

“Ne kemi listën e atyre që kanë qenë pozitivë dhe deri më sot kanë qenë 306 persona që kanë qenë të kontaktuar me personat pozitivë dhe iu kërkojmë që të qëndrojnë në shtëpi. Shtabi Emergjent i Ferizajt vazhdimisht janë në vëzhgim dhe komunikim me ta”, ka thënë Aliu në KlanKosova.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 31 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 15 raste janë regjistruar në Komunën e Ferizajit duke e çuar në 81 numrin total të rasteve në këtë komunë.

Me këtë shifër, Ferizaji bëhet komuna me më së shumti raste me koronavirus në Kosovë duke e lënë prapa edhe komunën e Malishevës me 70 raste.

Gjatë ditës së djeshme nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020.