Besim Hoti dhe strukturat e LDK-së vizitojnë biznesnet në Klinë, që udhëheqën nga sipërmarrës të suksesshëm

Kandidati për kryetar të Klinës nga LDK, Besim Hoti pērmes një postimi në FB ka njoftuar se sot bashkë me strukturat e partisë kanë vizituar disa nga bizneset në Klinë.

Ky është postimi i plotë:

Sot, bashkë me strukturat e degës sonë së LDK-së në Klinë, ishim për vizitë në disa nga bizneset tona në Klinë, të cilat udhëhiqen nga sipërmarrës të suksesshëm të qytetit tonë. Aty pamë për së afërmi punën që po bëhet dhe ofruam mbështetjen tonë të mëtutjeshme për të gjitha këto biznese si dhe tjera që do të hapen. Në këtë mënyrë rrisin edhe ato produktivitetin e tyre si biznese, por përfitojnë edhe qytetarët tanë, të cilët janë më të rëndësishmit për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës dhe për qytetin tonë Klinën.