UEFA publikon renditjen me klubet më të mira për vitin 2023

Është publikuar renditja e re e UEFA-s për klubet më të mira evropiane.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Manchester City, është klubi i parë në listë më 143.000, duke u ngritur dy pozita nga viti i kaluar,

Në vendin e dytë renditet Bayern Munchen me 136.000 pikë ndërsa Chelsea është ngritur nga vendi i pestë në vendin e tretë, me 126.000 pikë.

Në 10 vendet e para në renditjen e UEFA-s janë edhe Liverpuli, Real Madridi, PSG, Manchester United, Juventus, Barcelona dhe Roma.

Renditja mund të ndryshoj pas finales së Champions League, pasi Interi ndodhet në vendin e 11-të me 96.000 pikë dhe nëse e fiton trofeun do të ngritët për disa vende.

1 Manchester City 143,000

2 Bayern Munich 136,000

3 Chelsea 126,000

4 Liverpool 123,000

5 Real Madrid 121,000

6 Paris Saint-Germain 112,000

7 Manchester United 104,000

8 Juventus 101,000

9 Barcelona 98,000

10 Roma 97,000